Krasniqi humb gjysmëfinalen, mbetet në garë për të bronztën
25.8.2019 - 12:51
Xhudistja, Distria Krasniqi, është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Tokio 2019” nga japonezja, Funa Tonaki, kampione e botës 2017 dhe nënkampione e botës 2018, kategoria – 48 kg.
Krasniqi tani lufton për medaljen e bronztë me Laura Martinez të Spanjës.
Në Japoni prej 25 gusht e deri me 1 shtator, organizohet botërori në xhudo.
Kosova përfaqësohet me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Loriana Kukën dhe Akil Gjakovën./21Media