Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosovë – Suedi, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Suedi, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Bernard Challandes ka vendosur që në këtë ndeshje të luajë me formacionin 4-2-3-1.

Në qendër të mbrojtjes do të luajnë Vojvoda dhe Fidan Aliti, kurse në krahë Florent Hadergjonaj dhe Benjamin Kololli.

Kurse, Suedia do të luajë me formacionin 4-4-2.

Ibrahimovic dhe Isak do të jenë në fazën e sulmit.

Kosovë – Suedi, luhet nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”.