Kosovë – Slloveni, formacionet zyrtare (FOTO)

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Kosovë – Slloveni, e vlefshme për Grupin 3, në Ligën C, të Ligës së Kombeve.

Bernard Challandes ka bërë dy ndryshime në këtë ndeshje duke inkuadruar në lojë Edon Zhegrovën dhe Leart Paqaradën, në vend të Mërgim Vojvodës dhe Atdhe Nuhiut.

Kosovë – Slloveni, luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.