Kosovë – Gjeorgji, FFK tregon se kur dalin biletat në shitje dhe sa do të jetë çmimi i tyre

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do të ketë bileta në shitje për ndeshjen Kosovë – Gjeorgji që luhet të martën më 12 shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

FFK ka njoftuar se do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Shitja e biletave do të nisë të shtunën nga ora 12:00.

Një person mund t’i blejë vetëm dy bileta.

Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.

KLIKONI KËTU PËR TA PARË SE NË CILAT LOKACIONE DO TË SHITEN BILETAT.