Kosova U21 pëson humbje nga Hungaria

Kosova U21 në hendboll në kategorinë e djemve në sot është ballafaquar me Hungarinë, në kampionatin botërorë që po mbahet në Spanjë.

“Dardanët”, kanë pësuar humbje me rezultat 36-21, nga hungarezët.

Hungaria prej fillimit të ndeshjes ia bëri të ditur Kosovës se fitorja do të mbetet te ta duke krijuar epërsi të hershme.

Për Kosovën gjërat u keqësuan kur u përjashtua nga loja kapiteni Jon Muqolli.

Të premten Kosova do të përballet me Portugalinë, nga kjo ndeshje po ashtu pritet që të humbasin, pasi portugezeët shihen si favorit të këtij kompeticioni.

Djelmoshat e drejtuar nga Fatmir Muhaxheri, po ashtu kanë pësuar humbje nga Kroacia të martën në ndeshjen e parë.