Kosova U21 - Austria U21. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosova U21 në grup me Anglinë dhe Shqipërinë

Kombëtarja e Kosovës U21, ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Europian 2023 për Kombëtaret U21.

Dardanët e rinj do të luajnë në Grupin G, dhe do të kenë përballje të vështira me kombëtare si Anglia, Republika e Çekisë, Sllovenia, Shqipëria dhe Andorra.

53 ekipet e përfshira në këto kualifikime do të nisin garën nga muaji mars për 14 vende në Europian duke iu bashkuar vendeve nikoqire si Gjeorgjia dhe Rumania.