Kosova U21 miqësore me Katarin

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Kosova U21 do të zhvillojë miqësore me Katarin.

Dardanët e rinj do të përballën me Katarin më 26 mars në Doha.

FFK ka njoftuar se ekziston mundësia që të zhvillohet edhe një miqësore tjetër të Kosovës U21.

Trajneri gjerman Michael Nees, do të debutojë ndaj Katarit me Kosovën U21.

“ Aktivitetin e parë të vitit 2021 Kombëtarja U21 do ta zhvillojë në pranverë. Në fakt, më 26 mars Dardanët e rinj do të përballen me Katarin në kryeqytetin Doha, ndërkohë që ekziston mundësia të zhvillohet edhe një miqësore tjetër tri ditë më pas. Miqësorja me Katarin vjen si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave”, ka njoftuar FFK-ja.

Ndeshjen e parë kualifikuese Kosova U21 do ta luajë më 8 qershor si vendase kundër Andorrës.