Kosova U19 në grup me kombëtare të forta, Shqipëria në 'grupin e vdekjes'

Kombëtarja e Kosovës dhe Shqipërisë në futboll pwr moshat U-19, kanë mësuar kundërshtarët e tyre pas hedhjes së shortit për Kampionatin Evropian 2022/23.

Shorti i hedhur përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë.

Kosova U-19 do të ketë kundërshtarë më të lehtë se Shqipëria.

Dardanët bëjnë pjesë në grupin e 3-të bashkë me Ukrainën, Qipron dhe Suedinë.

Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë bën pjesë në grupin e 7-të bashkë me Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë.

Në bazë të rregullores dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të eliminatoreve.