Kosova U19 barazon me Rusinë (VIDEO)
13.11.2019 - 16:42
Kombëtarja e Kosovës U19 i ka nisur me barazim kualifikimet për Kampionatin Europian “Irlanda e Veriut 2020”, që po mbahen në Uells në kuadër të Grupit 5.
“Dardanët” e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë barazuar me Rusinë, me rezultat 1:1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Kosova në minutën e 11’ me Adonis Aliun, duke e paraboluar portierin rus.
Gëzimi i “Dardanëve” nuk zgjati shumë, pasi rusët e barazuan rezultatin një minutë më vonë me Igor Shkolik.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Uellsi e mposhti Poloninë, me rezultat bindës 3:0.
Ndeshjen e dytë Kosova U19 e zhvillon kundër Polonisë, më 16 nëntor, derisa ndeshjen e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor.