Kosova U17 pëson humbje nga Turqia

Kombëtarja e Kosovës U17, e ka nisur turneun “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament”, me humbje, nga Turqia me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Mahmet Afsar në minutën e 53’.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan ndaj Tanzanisë me 17 janar.