Kosova sot përballë Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave sot pritet të takohet me kombëtaren e Norvegjisë.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘’Austri-Zelandë e Re’’ 2023.

Kjo është ndeshja e dytë për Kosovën, pasi në përballje e parë Kosova ishte përballur me Kombëtaren e Shqipërisë ku kishte barazuar me rezultat 1 me 1, ndërsa Norvegjia kishte shënuar fitore me rezultat të lartë 10 me 0 kundër Armenisë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe nis prej orës 19:00.

Kosova që gjendet në grupin F pozicionohet në vendin e pestë me një pikë.

Polonia, Belgjika e Shqipëria, po ashtu kanë nga një pikë, teksa Norvegjia gjendet në vendin e parë me tri pikë.