Kosova sonte kërkon fitore ndaj Norvegjisë

Kombëtarja e Kosovës A në basketboll në kategorinë e djemve sonte do të përballet me Norvegjinë.

Kjo ndeshje do të luhet në Bergen të Norvegjisë nga ora 19:00, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.

Në Grupin C bënë pjesë edhe Danimarka. Sfida ndaj danezëve do të zhvillohet më 28 Nëntor në Prishtinë, nga ora 19:00.

Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër kombëtare kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues.

Kjo është hera e parë që përballen Norvegjia dhe Kosova.