Kosova premton angazhim maksimal ndaj Rusisë

Kombëtarja e Kosovës A te vajzat e ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka njoftuar se në seancën e fundit stërvitore trajnerja Afërdita Fazlija dhe shtabi teknik i provuan të gjitha skemat e mundshme të lojës, duke e njohur kundërshtarin nga ndeshja e parë.

Futbollistja Argnesa Rexhepi u shpreh optimiste para ndeshjes ndaj Rusisë.

“Kemi gjasa të fitojmë sepse do të jetë krejt ndryshe nga ndeshja e parë me ruset. Kemi një grup të mirë dhe do të angazhohemi  maksimalisht për rezultat pozitiv”, ka thënë Fazlija për faqen zyrtare të FFK-së.

Rusi – Kosovë, luhet të premten nga ora 17:00.

Kosova ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 0-5.