Kosova pëson humbje nga Austria

Basketbollistët e Kosovës U18 kanë pësuar humbje nga Austria 79:92, në Kampionatin Europian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani.

Dardanët e rinj e fituan çerekun e parë 23:19 dhe luftuan deri në fund, por pa arritur të fitojnë.

Donat Rexhepi kishte 20 pikë e tetë kërcime, derisa u ndihmua nga Albin Berisha me 17 pikë dhe Donat Musa me 16. Me 11 pikë e nëntë kërcime kontribuoi Erhan Sholla.

Dita e hënë është pushim, derisa të martën nga ora 19:45 Kosova do të përballet me Bjellorusinë dhe një ditë më pas do të zhvillohet ndeshja e fundit në grupe kundër Portugalisë.