Kosova mposhtet nga Sllovakia

Kombëtarja e Kosovës A në basketboll ka pësuar humbje nga Sllovakia me rezultat 91-67, në kuadër të parakualifikimeve europiane për Kupën e Botës 2023.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke hyrë në një seri prej 11:0. Por, Dardanët u kundërpërgjigjën me gjashtë pikë radhazi për 11:6. Më pas sllovakët kontrolluan lojën dhe përfunduan çerekun e parë në të mirë të tyre 21:9.

Çereku i dytë ishte më i baraspeshuar, duke e fituar vendasit me rezultat 21-20, kurse rezultati në tabelë pas përfundimit të pjesës së parë ishte 42-29 për Sllovakët.

Kosova nuk arriti të bëj asgjë as në dy çerekët e fundit, duke humbur me rezultat 91-67.

Te Sllovakia më i miri ishte Vladimir Brodziansky me 26 pikë e 12 kërcime.

Kurse te Kosova më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi me 17 pikë, 5 kërcime, 6 asistime, Erjon Kastrati me 14 pikë dhe Fisnik Rugova me 11 pikë e 7 kërcime.

Në ndeshjen tjetër të Grupit B, Islanda ka mundur Luksemburgun 90:76.

Sllovakia, Islanda dhe Kosova kanë grumbulluar nga pesë pikë, kurse Luksemburgu ndodhet e fundit me tri pikë. Ndeshja e ardhshme për Kosovën do të jetë më 28 nëntor, nga ora 16:00 me Islandën, takim që po ashtu do të zhvillohet në Bratislavë.