Kosova mposhtet nga Anglia, lojë fenomenale e 'dardanëve'

Kosova e ka pësuar humbjen e parë pas plotë 15 ndeshjeve, ndaj Anglisë me rezultat 5-3.

Ndeshje e vlefshme për Grupin A, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

Kosova e nisi ndeshjen në mënyrë përfekte, pasi Valon Berishae shënoi golin e epërsisë në sekondën e 38’, për rezultatin 1-0.

Mirëpo, vendasit u rikthyen në lojë në minutën e 8’ me Sterlingun.

Në minutën e 19’ Harry Kane, shënoi për 2-1.

Mërgim Vojvoda shënoi autogol në minutën e 38’, pas një kundërsulmi nga Anglezët, të cilët nuk e respektuan Fair-Playn, pasi Fidan Haliti i Kosovës ishte i lënduar, e që zakonisht kundërshtarët e largojnë topin jashtë vijave të fushës.

Në minutën e 44’ dhe 45+1’, Jadon Sancho, shënoi për rezultatin 5-1.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 5-1.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Kosovës.

Fillimisht Bernard Challandes bëri një ndryshim taktik, duke e larguar Florent Musliajn, e duke e inkuadruar në lojë Leart Paqaraden.

Me inkuadrimin në lojë të Paqaradës, loja ndryshoi për të mirë për Kosovën.

Valon Berisha shënoi në minutën e 49’ për rezultatin 5-2.

Për rezultatin 5-3’, shënoi gladiatori Vedat Muriqi në minutën e 55’ nga penalltia të cilën e fitoi vet.

Emocionet e ndeshjes nuk përfunduan ende, pasi Arijanet Murici, ia priti penalltinë Harry Kanes në minutën e 65’.

Deri në fund të ndeshjes Kosova i kishte disa raste të mira për gol, por fati nuk ishte me ta.

 

Kosova pas kësaj ndeshje pozicionohet në vendin e tretë me tetë pikë.

Ndeshjen e ardhshme e luajmë si vendas ndaj Malit të Zi, me 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Për t’i parë GOLAT KLIKONI KËTU.