Kosova mban stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Sllovenisë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, të enjten mbrëma.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore para ndeshjes ndaj Sllovenisë, që luhet më 13 tetor nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Portieri i Torinos, Samir Ujkani iu është bashkuar në stërvitje dhe do të jetë gati për dy ndeshjet e radhës ndaj Sllovenisë dhe Greqisë.