Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Jordanisë

Kombëtarja e Kosovës sonte ka mbajtur stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Jordanisë.

“Dardanët” u udhëhoqën në këtë stërvitje nga trajneri slloven Primozh Gliha.

Stërvitja nisi me një vrapim të lehtë dhe nxehje me topin. Pastaj, trajneri Gliha i ndau lojtarët në dy grupe, ai personalisht punoi me lojtarët e fazës së mbrojtës duke ia shpjeguar rëndësinë e pozicionimit kur mbrohen.

Miqësorja Kosovë – Jordani luhet të mërkurën nga ora 18:00.