Kosova mban stërvitjen e dytë para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e dytë stërvitore para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, e cila luhet të enjten në Shkup, në kuadër të  gjysmëfinales së play-off-it për kualifikimin për Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Challandes për këtë ndeshje i kishte të gjithë futbollistët në dispozicion, përveç Vedat Muriqit i cili do të mungojë për ndeshjet e tetorit dhe Amir Rrahmanit që nuk është definuar ende çështja e tij.

Në stërvitjen e sotme lojtarët e Kosovës kanë punuar me përkushtim në zbatimin e skemave dhe filozofisë së lojës nga përzgjedhesi Bernard Challandes.

“Dardanët”, të mërkurën në mëngjes nisen për Shkup, kurse stërvitjen e fundit do ta kryejnë në stadiumin “Todor Proeski”, para ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut.