Kosova luan miqësore me Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në mars.

“Dardanët”, do të përballen me Lituanin më 24 mars, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Kosova do ta nisë kampanjën për kualifikimet e botërorit “Qatar 2022”, ndaj Suedisë më 28 mars.

Kurse, më 31 mars, do të luajë ndaj Spanjës si mysafir.

“Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022. Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.