Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kosova i shënon dy gola të shpejtë ndaj Estonisë  (FOTO)

Kombëtares së Kosovës në kategorinë e vajzave iu janë dashur vetëm 7 minuta për të kaluar në epërsi ndaj Estonisë.

Qendërsulmuesja Kaltrina Biqkaj i ka kaluar “dardanet” në epërsi në minutën e 7’.

Për 2-0, vashat kosovare e dyfishuan epërsinë në minutën e 27’ me Kaltrina Biqkajn, pas një super asistimi nga futbollistja Erëleta Mehmeti.

Kosovë – Estoni, po luhet në kuadër të Grupit A, për Euro 2020.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com