Kosova humb nga Luksemburgu

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 89-99, ndaj Luksemburgut në kuadër të parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke e fituar çerekun e parë me rezultat 23-32.

10 minutëshi i dytë ishte më i mirë për vendasit i cili u mbyll me rezultat 23-23, duke treguar shifrat 46-55 pas 20 minutave.

Çerekun e tretë Kosova e nisi mirë duke e fituar me rezultat 24-20.

Mysafirët luajtën më mirë në çerekun e katërt duke e fituar me rezultat 19-24, për të fituar në fund me shifrat 89-99.

Divine Myles ishte më i miri nga Kosova duke i shënuar 21 pikë.

Kurse, te Luksemburgu më i miri ishte Clancy Rugg me 22 pikë.

Kosova pas pesë ndeshjeve ka tri humbje dhe dy fitore.

Më 20 shkurt e pret Sllovakinë në Prishtinë.