Kosova fiton në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës A në kategorinë e vajzave ka shënuar fitore me rezultat 3-1, në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja u zhvillua në Shkup, golashënuese për “Dardanet” ishin Donjeta Halili, Fleta Musa dhe Feride Kastrati.

Trajnerja Afërdita Fazlija ka thënë se vashat e saj e kanë merituar fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Ishte një fitore plotësisht e merituar edhe pse më shumë me lojtare të ligës tonë, si dhe shfrytëzuam gjashtë zëvendësimet e mundshme. Në vazhdimësi, e ruajtëm kontinuitetin e lojës tonë”, ka thënë përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija pas ndeshjes.

Fazlija ka treguar se i shfrytëzoi mundësinë që t’i provonte disa lojtare të reja në këtë ndeshje.

“Gjithashtu, e shfrytëzuam mundësinë për t’i provuar disa lojtare të reja por pa e humbur disiplinën dhe seriozitetin në lojë”, ka treguar ajo.

Kosova do ta luajë miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut të dielën.