Kosova fiton ndaj Maltës me rezultat 2:1

Me dy golat e Milot Rashicës, Kombëtarja e Kosova në futboll e ka mposhtur Maltën 2:1.

Miqësorja mes këtyre dy kombëtareve është zhvilluar sot në Klagenfurt të Austrisë.

Kosova kaloi në epërsi në minutën e 19- të të pjesë së parë me golin e Rashicës.

Ndërsa maltezët barazuan në kohën shtesë të pjesës së parë.

“Dardanët” e dominuar ndeshjen, por vetëm në minutën e 84, arritën të kalojnë në epërsi me goli e Rashicës.

Kjo është miqësorja e dytë që fitohet nga dardanët brenda pak ditësh.

Pak ditë më parë futbollistët e Bernard Challandes mposhtën San Marinon 4:1.