Kosova fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja e Kosovës A në kategorinë e vajzave e ka fituar edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Vashat e udhëhequr nga Afërdita Fazlija, kanë triumfuar me rezultat 0-1, ndeshje e cila u zhvillua në Shkup.

Ndeshjen e parë Kosova e kishte fituar me rezultat 1-3.

Trajnerja Afërdita Fazlija në këto dy ndeshje i ka provuar disa lojtare të reja në mënyrë që ta ketë të qartë se cilët lojtare t’i fitoj për ciklin e ardhshëm kualifikues.