Kosova fillon përgatitjet për ndeshjen ndaj Suedisë (FOTO)

Kombëtarja e Kosovës në fuboll ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Doha të Katarit.

Kjo është në kuadër të përgatitjes për miqësoren kundër Suedisë, e cila luhet me 12 janar në orën 17:45, sipas orës lokale  të Katarit.

Përzgjedhësi Bernard Challendes për këtë ndeshje ka ftuar 25 futbollistë, prej të cilëve 13 janë nga Superliga e Kosovës.

Stërvitjen e rradhës ‘Dardanët’ e zhvillojnë sonte në ora 18:00.