Kosova e gatshme për ndeshjen ndaj Estonisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme kundër Estonisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Stërvitja u zhvillua në stadiumin “Tartu Tamme” ku edhe do të zhvillohet nesër ndeshja, duke filluar në orën 18:15.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe të gjitha futbollistet janë të gatshme për lojë dhe e presin këtë duel me entuziazëm dhe dëshirë të madhe për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime.

Kosova aktualisht pozicionohet në vendin e katërt në Grupin A, me tri pikë me një fitore dhe një humbje.

Kurse Estonia në vendin e fundit me një pikë.