Kosova dyfishon epërsinë ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës e ka shënuar golin e dytë në ndeshjen me Malin e Zi.

Golin e dytë e ka shënuar Vedat Muriqi në minuntën e 35-të.

Golin e parë e shënoi Amir Rrahmani, në minutën e 10-të.

Kosova dhe Mali i Zi po përballen në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë ndeshje për Kosovën do të mungojnë tre lojtarë kyç siç janë Arbër Zeneli, Besar Halimi e Hekuran Kryeziu.

Kosova aktualisht pozicionohet në vendin e tretë me tetë pikë nga pesë ndeshje, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Djelmoshat e drejtuar nga Bernard Challandes, për t’u kualifikuar në Europianin i cili zhvillohet në vitin 2020, duhet t’i fitojnë të tri ndeshjet e mbetura, ndaj Malit të Zi në shtëpi, ndaj Çekisë si mysafir dhe ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova po ashtu duhet të shpresojë që kundërshtari direkt për vendin e dytë në Grupin A, Çekia në ndeshjen me Bullgarinë të pësoj humbje.

“Dardanët” e kanë edhe një mundësi tjetër që të jenë prezent në “Euro 2020”, përmes Ligës së Kombëve, ku në mars të vitit 2020 do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut, nëse i mposht Maqedonët, atëherë në finale do të takohet me njërin prej fituesve Bjellorusi- Gjeorgji.

E nëse triumfon në finale, atëherë do ta siguroj biletën për “Euro 2020”.