Kosova do ta nisë me Distria Krasniqin në “Tokio 2020”

Kosova përfaqësohet do të përfaqësohet nga 11 garues në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” që kanë nga sot edhe zyrtarisht e që do të përfundojnë më 8 gusht.

Sportisja e parë që do të paraqitet në “Tokio 2020”, do të jetë xhudistja Distria Krasniqi” në disiplinën 48 kilogramë nga ora 04:00 të mëngjesit sipas orës tonë lokale, apo në ora 11:00 me orën lokale në Tokio.

Krasniqi ka siguruar normë polimpike për ta përfaqësuar Kosovësn së bashku me xhudistët tjerë në “Tokio 2020”.

Distria shihet si njëra prej xhudistëve favorite për të fituar medalje në kategorinë 48 kilogramë në “Tokio 2020”.

Të dielën, garën do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notarja Eda Zeqiri.