Foto: KOK

Kosova dhe Shqipëria po tentojnë pjesëmarrjen në Lojërat Botërore të Rërës

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti dhe Sekretari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gerti Shima janë takuar gjatë qëndrimit në Pekin me Sekretaren e përgjithshme të Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Gunilla Lindberg.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Sipas KOK-ut, në takim u diskutua për mundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës dhe Shqipërisë në Lojërat Botërore të Rërës që organizohen nga ANOC.

Lojërat Botërore në Rërë pritet të zhvillohen në shtator të 2023. Ky është edicioni i dytë i këtyre lojërave.

Këto lojëra ishin planifikuar të mbaheshin në vitin 2021 po për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, ato ishin shtyrë.