Kosova dhe Shqipëria ngritën në ranglistën e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës pas paraqitjeve të mira, në ndeshjet e shtatorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Klubeve, ka shënuar ngitje në rang listën e FIFA-s.

Më herët Kosova ishte në pozitën e 115-të ndërsa tash pas ndryshimeve dhe lojërave të mira të zhvilluara Dardanët radhiten në pozitën e 109, me 1,176 pikë të grumbulluara.

Po ashtu edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pas fitoreve të arritura në muajin shtator ka lëvizur pozitivisht në këtë ranglistë.

Në muajin gusht, Shqipëria radhitej në pozitën e 69, ndërsa në publikimin e fundit radhitet si e 66-ta me 1,368 pikë të grumbulluara.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Suedisë ndërsa Shqipëria për kundërshtar do ta këtë kombëtaren e Hungarisë.