Foto : Arkiv

Kosova bie për tri pozita në renditjen e re të FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës A në futboll te djemtë ka rënë për tri pozita në renditjen e re të FIFA-s.

“Dardanët” kanë rënë nga pozita e 117-të në pozitën e 120-të në renditjen e re që u publikua sot.

Në muajin mars ‘dardanët’ i zhvilluan tri ndeshje një miqësore dhe dy kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.

Djelmoshat e Bernard Challandesit, miqësoren ndaj Lituanisë e fituan me rezultat të thellë 4-0, më 24 mars në Prishtinë.

Kosova dy ndeshjet kualifikuese i humbi, 0-3 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe 2-1 u mposhtën nga Spanja në Sevillë.

Shqipëria mbetet në pozitën e 66-të.