Kombëtarja e Kosovës - Foto: Atdhe MULLA

Kosova bie në ranglistën e re të FIFA-s

Institucioni më i lartë i futbollit në botë, FIFA, ka publikuar listën e re të kombëtareve, në të cilën kombëtarja e Kosovës ka rënë për një pozitë.

Kosova tani gjendet në vendin e 115, nga pozita 114 sa ishte herën e kaluar.

‘Dardanët’ tani kanë 1174 pikë në total, nga 1184 sa kishin.

Kjo rënie e Kosovës vjen pas dy humbjeve të pësuara, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Ndeshjen e parë e humbën ndaj Çekisë në Plzen me rezultat 2-1, kurse të dytën ndaj Anglisë 0-4, në Fadil Vokrri.

Gjithashtu edhe kombëtarja e Shqipërisë ka rënë për një pozitë. ‘Kuqezinjtë’ tani gjenden në vendin e 66, me 1356 pikë, nga 1367 sa kishin herën e fundit.

Listën botërore të kombëtareve vazhdon ta kryesojë Belgjika me 1765 pikë, e ndjekur nga Franca, Brazili, Anglia dhe Uruguaj, kurse top 10-shen e mbyll Kolumbia.