Kosova barazon me Greqinë në Athinë

Kosova ka barazuar me rezultat 0-0, ndaj Greqisë, ndeshje e cila u luajtë në Athinë.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të Grupit 3, të Ligës C, në Ligen e Kombeve.

Grekët kishin rast që të kalonin në epërsi në minutën e 19’, por portieri Aro Muric e priti penalltinë e Bakasetasit.

Pjesën e dytë të zgjedhurit e Challandesit luajtën më mirë.

Lirim Kastrati ishte në elementë në pjesën e dytë duke e rrezikuar portën e grekëve disa herë.

Rastin më të mirë e kishte Leart Paqarada në minutën e 53’.

Pas këtij barazimi Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Kosova luan ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.

Greqi – Kosovë, mbyllet pjesa e parë pa gola