Kosova aplikon për të marrë pjesë në parakualifikimet për FIBA Basketball World Cup 2023

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se sot ka aplikuar në FIBA për të marrë pjesë në parakualifikimet për FIBA Basketball World Cup 2023, të cilat gara do të fillojnë në muajin shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në shkurt 2021.

FKB ka bërë të ditur se  i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara në formën e regjistrimit të FIBA-s dhe shumë shpejt pritet të kuptohet data e shortit të kësaj faze të garave, ku edhe do të dihen kundërshtarët e Kosovës.

FBK është në kërkim të përzgjedhësit të ri të Kombëtares A të Kosovës, të cilin pritet ta emërojë deri në muajin e ardhshëm.