“Kopa Trophy” për lojtarin më të mirë të ri shkon për Matthijs de Ligt

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri për vitin 2019 nga “France Football”.
“Kopa Trophy”, jepet për të dytën herë radhazi nga “France Football”.

Këtë trofe për herë të parë e kishte fituar Kylian Mbappe në sezonin e kaluar.

Mbappe ishte ai që ia dhuroi këtë trofe holandezit.

De Ligt pati paraqitje të mira me Ajaxin në sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve dukë shkuar deri në gjysmëfinale të kësaj gare.

Holandezi në këtë garë i la pas Jadon Sanchon dhe Joao Felix.