Konfirmohet stadiumi dhe ora e miqësores Spanjë-Shqipëri

Është konfirmuar stadiumi dhe ora e miqësores që pritet të zhvillohet në mes të Spanjës dhe Shqipërisë më 26 mars 2022.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “RCDE”, që është shtëpia e skuadrës së Espanjolit në Barcelonë, duke filluar nga ora 19:00”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në nivelin e miqësoreve pasi që me herët Shqipëria dhe Spanja janë përballur në mes veti në garat për ndeshjet kualifikuese për Evropianë dhe Botëror.

Pos Spanjës, Shqipëria në ndeshjen e dytë miqësore do të përballet kundër Gjeorgjisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Shqipëri por nuk dihet ende stadiumi dhe ora e përballjes.

Pas ndeshjeve miqësore Shqipëria në muajin qershor do nis ndeshjet në kuadër të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

Miqësorja Shqipëri-Spanjë do të luhet 26 mars 2022