Konfirmohet gjendja e Eriksenit nga agjenti i tij: Merr frymë, flet dhe nuk është në rrezik

Agjenti i Christian Eriksenit, Martin Schoots, ka konfirmuar se ka biseduar me babanë e lojtarit dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari italian, Fabrizio Romano i cili ka biseduar me agjentin e lojtarit.

“Sapo fola me babanë e Cristian dhe ai më tha se po merr frymë. Ai është në gjendje të flasë dhe nuk është në rrezik”, ka thënë agjenti i Eriksenit.

Mesfushori danez, Christian Eriksen u rrëzua në tokë pa ndjenja në minutën e 43-të në ndeshjen ndaj Finlandës.

Eriksen për momentin gjendet në spital për kontrolle më të detajuara.

Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës ka rinisur nga ora 20:30.