Komuna e Prishtinës zgjedh sportistët më të mirë për vitin 2019

Në një ceremoni të mbajtur, Komuna e Prishtinës ka zgjedhur sportistët më të mirë për vitin 2019.

Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarë të sportit, zgjodhi portjerin e FC Prshtinës, Visar Bekajn ‘Sportisti i viti 2019’ për komunën e Prishtinës.

Komisioni bëri përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të vitit, për moshat madhore si dhe gjeneratat e reja.

Si sportistë të rinjë që premtojnë në të ardhmen u zgjodhën: Melos Gashi – Karate, Agon Bajçinovci – Hendball, Qëndrim Zyba – Futboll, Lirjon Latifi – Futboll, Ergon Tara – Volejball, Forta Morina – Tenis, Erisë Avdullahu – Atletikë, Hana Beiqi – Not, EnisaKamerolli – Basketball, Njomza Nuraj – Taekëondo.

Kurse mirënjohje u ndanë edhe për këto kategori: Shaban Baholli si veteran i vitit; Florian Miftari si punëtori më i dalluar sportiv; Genc Nuza si gjyqtari më i dalluar; Besim Brahimi si trajnerë më të dalluar. Sigal Prishtina u zgjedh si klubi i vitit kurse çmimi Post Mortum u nda për Bardhyl Nushin, Shinasi Berishën, Jeton Nebihun, Laurant Kadriun e Rushit Ballovcin.

Çmime po ashtu u ndanë edhe për këto kategori: Çmimi për përfaqësim të Prishtinës 2019: Elfete Vitija e Nderim Saraçi Çmimi Special 2019: Amir Rrahmani, Çmimi për Kontribut jetësor 2019: Ferit Zekolli, Enver Haradinaj, Agim Kasapolli Kadrush Kaqandolli, Fikri Krivaqa , Enver Gjinolli, Beqir Aliu, Xhavit Kajtazi, Bahri Berisha, Anton Cena, Ajet Shosholli, Hysni Maxhuni, Ismail Fazliu.

Top 10-tëshja më e mirë për vitin 2019 ishin: Alvin Karaqi, Patriot Behrami, Albulena Gërvalla, Fisnik Rugova, Granit Bajraliu, Kushtrim Bajraktaraj ,Oltion Beshiri, Irma Konjusha, Donjeta Sadiku e Adriatik Kajtazi.

Mirënjohje pranuan edhe Plisat e Klubi i Boksit “Prishtina”: Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Sami Buzolli
Xhevdet Peci, Nazif Gashi, Agim Latifi, Bajram Hashani, Fatmir Makolli, Afrim Majanci.

Në ceremoninë e mbajtur prezent ishte edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.