Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se federatat sportive mund t’i fillojnë stërvitjet

Deri më tani vetëm klubet e Superligës së Kosovës në futboll, kanë nisur stërvitjet për rifillimin e sezonit, i cili do të luhet në masa të jashtëzakonshme.

Federatat e tjera sportive në Kosovë, kanë kërkuar vazhdimisht që t’iu lejohen stërvitjet e tyre duke i respektuar udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës, i ka dërguar një njoftim të gjitha federatave sportive të Kosovës se mund t’i nisin stërvitjet duke e vlerësuar vet situatën në të cilët ndodhet Kosova tani.

KOK-u këtë vendim e ka marrë pas takimit me Ministrinë e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e MKRS-s, Vlora Dumoshin, nga IKSH-ja, me Naser Ramadanin dhe Lul Rakën.

“Çdo federatë, klub, trajnerë e sportistë e vlerëson situatën veç e veç, duke pasur parasysh se në rend të parë është shëndeti i sportistëve dhe pjesëmarrësve tjerë në stërvitje”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e plotë që ia ka dërguar KOK-u, federatave sportive të Kosovës: