Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave niset për në Elbasan

 

Ekipi i Kombëtares së Kosovës në kategorinë e femrave është nisur sot në mëngjes për në Elbasan.

Kosova nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘’Austri-Zelandë e Re’’ 2023.

Për këtë takim, trajneria Afërdita Fazlija pritet të ketë në dispozicion 24 futbolliste, ku 11 prej tyre luajnë nëpër kampionate evropiane, ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin vendor.

‘’Sot në ora 19:00 , Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore në ‘’Elbasan Arena’’ ndërsa po në të njëjtin stadium dhe në të njëjtën orë do të përballen me kombëtaren e Shqipërisë’’, thuhet në njoftim e FFK-së.

Kosova bën pjesë në grupin F, së bashku me Norvegjinë, Poloninë, Belgjikën, Armeninë.

Pas kësaj ndeshje, ndeshjen e radhës Kosova e pret në ‘’Fadil Vokrri’’ kombëtaren e Norvegjisë.