Kombëtarja e Kosovës në Hendboll arrin në Porsuk Sport Salonu

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll në përfaquesen e djemve ka zbarkuar në Porsuk Sport Salonu të Turqisë, ku nesër pritet të zhvillojë një përballje kundër kombëtares së Turqisë.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2023.

‘’Kombëtarja jonë po e zhvillon stërvitjen e parë në Eskishehir, pas udhëtimit sot në mëngjes. Djemtë tanë e presin me optimizëm dhe besim ndeshjen me Turqinë. Synohet fillim i mbarë’’, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kosova bën pjesë në grupin e parë bashkë me Turqinë, Greqinë dhe Belgjikën.

Ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet në fillim prej orës 16:00.