Kombëtarja e Kosovës në basketboll publikoi listën për ndeshjet e nëntorit

Selektori i kombëtares së Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos, ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit nëntor.

Në listën e gjerë të publikuar janë 17 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren nga shtabi teknik dhe drejtori i përfaqësueses, Granit Rugova dhe më pas do të shpallet një listë përfundimtare.

‘’12-shja përfundimtare do të shpallet më 20 Nëntor, kurse më 22 Nëntor do të udhëtojnë drejt Norvegjisë, ndërsa ndeshja kundër norvegjezëve do të zhvillohet më 25 Nëntor. Basketbollistët më 26 dhe 27 Nëntor do të stërviten në Prishtinë, kurse më 28 Nëntor do të përballen me Danimarkën’’ thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Lista e gjerë

  1. Divine Myles
  2. Valon Bunjaku
  3. Fatlind Shoshaj
  4. Arti Hajdari
  5. Dardan Berisha
  6. Mikaile Tmusic
  7. Denis Zenelaj
  8. Erjon Kastrati
  9. Altin Morina
  10. Meriton Ismaili
  11. Drilon Hajrizi
  12. Samir Zekiqi
  13. Muhamedali Janjeva
  14. Gëzim Morina
  15. Fisnik Rugova
  16. Urim Zenelaj
  17. Dion Sheqiri