Kombëtarja e Kosovës e mbanë stërvitjen e parë para ndeshjes ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës A në futboll është kthyer në Kosovë pas fitores së mbrëmshme me rezultat 0-1 ndaj Gjeorgjisë.

Djelmoshat e udhëhequr nga Bernard Challandes janë kthyer sot në stërvitje para ndeshjes ndaj Greqisë.

Në stërvitjen janë paraqitur vetëm lojtarët që nuk kanë luajtur dje dhe ata që janë inkuadruar nga banka rezervë.

Po ashtu në stërvitje është parë edhe Milot Rashica i cili pritet të jetë startues ndaj Greqisë.

Kosova luan ndaj Greqisë më 5 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampioantin Botëror “Katari 2022”.

Kallxo.com sjellë foto nga stërvitja e Kosovës.