Kombëtarja angleze sot vjen në Kosovë

Kombëtarja më e famshme që ka ardhur ndonjëherë në Kosovë, Anglia sot nga ora 18:30 pritet të mbërrijë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate do të mbajë një konferencë në njërin nga hotelet në Prishtinë në ora 19:30.

Ndërsa të dielën nga ora 18:00, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, zhvillohet ndeshja Kosova-Angli, e vlefshme për kualifikim në Euro 2020./rtv21