KOK-u ndan bursa për 10 sportist të rinj

Komiteti Olimpik i Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën ka vendosur që të ndaj bursa për 10 sportistë të rinj.

10 sporositët do të marrin bursa në vlerë prej 150 euro në muaj nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kjo është lista e 10 bursistëve “Shpresa Olimpike 2021” që do të marrin bursa nga MKRS: Erza Muminoviq (xhudo), Dardan Cena (xhudo), Betim Maliqi (karate), Albulena Gërvalla (karate), Alnera Brahimi (boks), Remzo Mustafiq (boks), Muhamet Ramadani (atletikë), Alaudin Suma (atletikë), Vesa Gjinaj (tenis), Drin Kokaj (skitari).