KOK; Foto në Facebook

KOK në pritje të përgjigjes nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për çështjen e boksierëve

Për shkak të problemeve politike, boksierëve kosovarë iu pamundësua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror të Boksit që u mbajte në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.

Boksierët kosovarë nuk u lejuan të hyjnë në Serbi dhe kjo ka ngjallur reagime të shumta, derisa institucionet vendore sportive, por edhe ato politike janë duke pritur një reagim më të ashpër si prej institucioneve ndërkombëtare sportive por edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Sekretari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti në një intervistë për KALLXO.com ka rrëfyer gjithë situatën me të cilët u përballën boksierët kosovarë javët e fundit.

Aliti ka treguar se qysh boksierët nuk janë sportistët e vetëm të cilëve iu pamundësua pjesëmarrja në gara ndërkombëtare për shkak të problemeve politike.

Ai ka treguar se si edhe disa karateistë kosovarë nuk udhëtuan në Greqi për shkak të problemeve me viza.

Poashtu në këtë intervistë, Aliti ka folur edhe për Lojërat e ardhshme Olimpike dhe pritshmëritë e Kosovës për to.

Boksierët e Kosovës nuk u lejuan as sot të hyjnë në Serbi