Klubi i njohur turk shkarkon trajnerin

Ekipi turk, Bessiktash ka liruar nga detyra e trajnerit Sergen Yalçin. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit gjatë ditës së sotme.

Bessiktash këtë edicion pati paraqitje jo të mira në Ligën e Kampionëve, e po ashtu në Ligën Turke të futbollit nuk gjendet në ndonjë pozitë të favorshme.

Mungesa e rezultateve në këto dy gara, kanë bërë që drejtuesit e klubit të marrin vendimin.

Sergen Yalçin iu bashkua Besiktashit në janar të vitit të kaluar. Klubi e ka falënderuar për bashkëpunim trajnerin e deritashëm.

“Dëshirojmë të falënderojmë trajnerin tonë Sergen Yalçın, i cili fitoi kampionatin e Superligës dhe Kupës së Turqisë me ekipin tonë profesional të futbollit, për punën e tij dhe i urojmë suksese në jetë”, thuhet në komunikatën e klubit bërë për media.