Klubi i njohur amerikan ofron 7 milionë euro për Gomezin e Atalantës

Sulmuesi argjentinas Alejandro Gomez, pritet të largohet nga Atalanta në afatin kalimtar të janarit.

Argjentinasi ka pasur probleme me trajnerin e skuadrës Gian Piero Gasperinin dhe largimin e ka të sigurt nga Atalanta.

Gazeta e njohur italiane Tuttomercatoweb, shkruan se Atalanta ka pranuar ofertë në vlerë prej 7 milionë eurove nga skuadra amerikane FC Cincinnati.

Për 32 vjeçarin ka shprehur interesim skuadra e Interit, por Atalanta nuk dëshiron që t’i përforcojë kundërshtarët e saj.