Klubi egjiptian përforcohet me një lojtar 74-vjeçar

Një klub nga Liga e Tretë në Egjipt ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me një futbollist i cili është 74 vjeçar.

Ezz El- Din Bahader, 74 vjeçar, është lojtari më i ri i klubit.

Bahader synon të hyjë në Librin e Ginisit si futbollisti më i vjetër që ka luajtur futboll profesionist.

Aktualisht rekordin e futbollistit më të vjetër e mban Isaak Hayik, i cili kishte luajtur një ndeshje profesionale në Ligën e Tretë të Izraelit në moshën 73 vjeçare.

Federata e Futbollit të Egjiptit ka konfirmuar se ka regjistruar transferin e lojtarit më të vjetër në historinë e saj.

“Sot, Federata e Futbollit të Egjiptit ka regjistruar futbollistin më të vjetër në botë. Ai është 74 vjeçar, i cili ka nënshkruar kontratë në 6 tetor të vitit të kaluar në kategorinë e tretë”, thuhet në njoftimin e Federatës.